DYLON

Alarm për prindër: Regjistrohen 46 raste kur të miturit bien në konflikt me ligjin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Konflikti me ligjin i të miturve dhe dhuna në familje janë dy nga shqetësimet që i karakterizojnë këto katër muaj a më tepër, të këtij viti, me të cilat po merret Qendra për Punë Sociale në Gjilan, shërbimet përkatëse. Që nga 1 janari e deri më sot, në statistikat e Qendrës për Punë Sociale në Gjilan janë regjistruar 46 raste kur të miturit kanë ra në konflikt me ligjin.

Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale (QPS) ka bërë të ditur për 2L ONLINE, se shqetësuese janë rastet e të miturve në konflikt me ligjin, dhe përgjatë këtyre muajve të këtij viti, deri në ditën e sotme, kemi 46 raste të regjistruara dhe të trajtuara nga Qendra në fjalë.

EkoHigjiena

Sipas Zymberit ky fakt duhet të jetë një alarm për prindërit, ndërkohë që Qendra po e bënë punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar me të gjitha organizmat, si me policinë, prokurorinë, gjykatat, OJQ-të e ndryshme, por në këtë segment ajo po punon dhe do të punojë me shkollat e me prindër, që kjo të evitohet në të ardhmen. Sipas tij, roli kyç duhet të jetë i prindërve, por duhet të kemi edhe Qendra këshillimi psiko-social për fëmijë.

Përndryshe, ai tha se ndër veprat në të cilat janë përfshihen këta të mitur, janë kryesisht vjedhjet, rrahjet, problemet në rrugë, e vepra të tjera të paligjshme.

Drejtori Zymberi ka përmendur edhe rastet e dhunës në familje që janë shënuar për këtë periudhë të këtij viti, në territorin e Komunës së Gjilanit, e ku sipas tij, janë regjistruar e trajtuar 19 raste të dhunës në familje.

Zymberi tha se shërbimet sociale kanë trajtuar 19 raste përgjatë kësaj periudhe të këtij viti dhe ndonëse është shqetësuese paraqitja e këtyre rasteve, shërbimet sociale pran Qendrës për Punë Sociale po e menaxhojnë mirë situatën.

Zymberi tha se në rastet më të shumta, është femra ajo e cila është viktimë e dhunës në familje, por nuk përjashtohen raste kur rasti paraqitet edhe nga burrat për dhunë të ushtruar ndaj tyre, sidomos të asaj psikologjike, ndërsa më e keqja dhe më shqetësuese janë edhe raste kur fëmijët janë viktimë e dhunës në familje, nga pakujdesia e prindërve, nga lënia pasdore e tyre prej prindërve, por se shërbimet përkatëse kanë marrë masa, duke i trajtuar të gjitha rastet.

Përndryshe, është kërkuar nga të gjithë, që të flasin hapur për dhunën në familje ku ajo ekziston, sepse ndryshe, heshtja e rasteve e pamundëson luftimin e kësaj dukurie negative në shoqëri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.