DYLON

AKV “Mati”- Shqipëri fitues i Festivalit “Flakadani i Karadakut 2025”

AKV “Mati”- Shqipëri fitues i Festivalit “Flakadani i Karadakut 2025”
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë në Viti, është përmbyllur Festivali i këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2025”, që u mbajt për tri ditë me radhë në Viti, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv.

Me këtë rast edhe janë ndarë çmimet për më të dalluarit ku vendin e parë e zuri Ansambli “Mati” nga Burreli i Shqipërisë.

EkoHigjiena

Gjatë tri ditëve të Festivalit, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 24-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që u mbajt në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut”.

Me këtë rast, në skenë kanë prezantuar me qindra solistë e valltarë nga vise të ndryshme mbarë shqiptare. Në natën e tretë dhe finale të festivalit përformuan Qendra Kulturore “Anamorava”- Viti, AKV “Deçani”-Deçan, AKV “ Kastriotët”-Ferizaj, SHKA “Shotë Galica”-Drenas dhe “AKV “Mati”- Shqipëri.

Vendin e parë e zuri Ansambli “Mati” nga Burreli i Shqipërisë, të dytin AKV “ Kastriotët”- Ferizaj kurse vendin e tretë SHKA ” Shotë Galica”- Drenas.

Gjatë Manifestimi tradicional kulturor e sportiv gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kulturo e sportive. Festivali i Ansambleve që u zhvillua sonte, ka shënuar edhe përmbylljen e këtij Manifestimi që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – komandant Mjekrra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.