Një program të pasur me këngë e valle nga repertori i tij, ka shfaqur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.
Ndonëse ky koncert ishte paraparë të mbahet në sheshin e qytetit, megjithatë për shkak të kushteve atmosferike, ai u mbajt në sallën e koncerteve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Pos pikave nga anëtarët e AKV “Kemajl Azizi”, mysafirë special i këtij koncerti ishte solistja e mirënjohur nga SHKA “Shote Galica” nga Drenasi, Resmije Krasniqi që interpretoi dy këngë.
Në shenjë respekti për bashkëpunimin, asaj iu nda një mirënjohje nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ansambli “Kemajl Azizi”. /2LONLINE/