/2L ONLINE/ – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”,mori pjesë në “Java Kulturore Shqiptare”, Kumanovë 2016, që është Manifestim tradicional qe mbahet ne Qytetin e Kumanovë, tash e gjashte vite me radhe.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thënë se Ansambli “Gjilani”, disa here me radhë po merë pjese ne këtë manifestim, duke u munduar që ta pasurojë gjithmonë këtë manifestim me programet tona, krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera siç ishin: “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shqiponja”, “Minatori” dhe vendësit Bajram Shabani, gjithashtu u paraqiten edhe shume këngëtare te estradës Shqiptare.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”në këtë manifestim u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit. Vlen të theksohet se ky manifestim, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do te shndërrohet ne një Festival mbarëkombëtar;” ka thënë Ferati.
Sipas itj, këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtarë, njohjen dhe lidhjen sa me shume te rinjve tanë etj. /2L ONLINE/