/2L ONLINE/ – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, mori pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit-“JEHONA”, që është, Festival i Folklorit Ballkanik, i cili u mbajt për herë të parë në qytetin e Bujanocit.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thën[ se Ansambli “Gjilani”, mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasurojë gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet e saja krahas shumë ansambleve dhe grupeve tjera nga Maqedonia, Serbia, Lugina e Preshevës dhe Kosova.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve Gjilani”, në këtë Festival u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit. Vlen të theksohet se ky Festival, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do të mbahet në të gjitha Komunat e Luginës se Preshevës dhe synimi i tyre ishte që të zgjerohet edhe më tej me Ansamble dhe grupe te ndryshme nga i gjithë Ballkani”, ka bërë të ditur Ferati.
Sipas tij, këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare, njohjen dhe lidhjen sa më shumë të rinjve të Ballkanit, etj. /2L ONLINE/