/2L ONLINE/ – AKV “Gjilani”, këto dite është kthyer nga Turqia ku ka përfaqësuar Kosovën në “Festivalin Ballkanik Izmir 2016″. Në këtë festival ky Ansambël është paraqitur me programet të larmishme me motive nga të gjitha trevat shqiptare, krahas të gjitha vendeve të Ballkanit.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati thotë se paraqitja e suksesshme e Ansamblit në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për kulturën në përgjithësi është nderuar edhe nga organizatori me mirënjohje speciale, ku meritor për këto paraqitje janë anëtaret e Ansamblit dhe i gjithë stafi që për një kohë të gjatë është përgatitur që përfaqësimi të jete sa më dinjitoz .
“Vlen të theksohet se pjesëmarrjet e këtilla janë shumë produktive për njohjen, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve të ndryshme, mes të rinjve tanë me kultura dhe tradita të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë”, ka thënë Ferati.
Sipas tij, githashtu janë krijuar kontakte me shumë organizata-shoqata të ndryshme që veprojnë në qytetin e Izmirt për një bashkëpunim të mirëfilltë në të ardhmen.
“Për te marr pjese në këtë aktivitet shumë te rëndësishëm AKV “Gjilani”, është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, me këtë rast u jemi shumë mirënjohës dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen përkrahja institucionale nuk do të mungojë”, ka thënë Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”. /2L ONLINE/