/2L ONLINE/ – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me çmimin për: “,ojrat më të mira popullore” në Festivalin Folklorik ,,Oda Dibrane 2015”, në Peshkopi-Shqipëri, Në këtë festival Ansambli “Gjilani”, me kërkesë te organizatorit është paraqitur ne dy mbrëmje, ne natën e pare ne Dibër te madhe ku është pritur jashtëzakonisht mire nga publiku dibran, kurse ne mbrëmjen e dyte me program konkurrues ne Peshkopi, kishte Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit ,,Gjilani’’enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati tha se vlen të theksohet profesionalizmi dhe paanshmëria e jurisë profesionale që ishte përgjegjëse për vlerësimin e më të mirëve.
“Ansambli Gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoraves dhe Karadakut, Gjithashtu vlen të theksohet se, këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për avancimin kulturor të gjitha trevave shqiptare, për njohje që krijohen në mes të rinjve etj”, thotë Ferati. /2L ONLINE/