AKV “Gjilani me koncert festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” ka realizuar sonte një program të pasur artistik në kuadër të një koncerti festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Publiku i pranishëm në sallën e Teatrit të Qyteti u nda i kënaqur me programin e prezantuar nga AKV “Gjilani”, që ishte një ngjarje kulturore artistike kushtuar vlerave tona kombëtare.
I kënaqur me performacën e Ansamblit u shpreh edhe drejtori i AKV “Gjilani”, Afrim Haziri duke theksuar se me rastin e realizimit të koncertit festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për të gjithë artistët, bashkëpunëtorët, institucionet dhe miqtë që kontribuuan në realizimin e këtij koncerti.
Ai ka vlerësuar këngëtarët që me interpretimet e tyre dhanë emocione te publiku përmes këngës shqipe.
Haziri po ashtu vlerësoi orkestrën profesionale për profesionalizmin dhe përcjelljen muzikore të programit. I kënaqur ai u shpreh edhe me valltarët e Ansamblit për përkushtimin dhe prezantimin dinjitoz të trashëgimisë sonë kulturore.
Drejtori Haziri tha se edhe koreografia ishte në nivel pasi u bë me përkushtim. E falënderime pati edhe për interpretuesit e monologut, moderatorin, grupin burimor të surlës dhe tupanit, grupin e fëmijëve parashkollorë të shkollës “Thimi Mitko”, pastaj grupin punues dhe organizativ, të angazhuarit për memorizim të aktivitetit përmes fotove dhe videove, mediat lokale që e përkrahin ansamblin, institucionet dhe bashkëpunëtorët e në veçanti publikun e mrekullueshëm. /2LONLINE/
