/2L ONLINE/ – Pamjet të para pak kohësh, kur aktorët gjilanas ia kishin zënë derën kreut të komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit- Lutës, duke protestuar për problemet e pazgjidhura që ndërlidhen me këtë institucion kulturor, do të rikthehen sërish nesër (e mërkurë), pasi janë paralajmëruar protesta, bëhet e ditur nga Ansambli i aktorëve rezident të Teatrit të Gjilanit.
Protesta në fjalë është paralajmëruar për në orën 12:00, dhe do të mbahet para zyrës së kryetarit të komunës Lutfi Hazirit dhe kanë të bëjnë me tri problematike që lidhen me çështjen e Teatrit.
Sipas organizatorit, është statusi i pazgjidhur i Teatrit të Gjilanit, pastaj ndërhyrjet politike në procesin e zgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Gjilanit si dhe vonesa e pagesave ndaj ansamblit rezident të aktorëve, që kanë shtyrë aktorët në këtë protestë. /2L ONLINE/
foto nga protesta e kaluar