DYLON

Aktivizohet shërbim më i avancuar në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Aktivizohet shërbim më i avancuar në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik
Redaksia

Policia e Kosovës njofton qytetarët se është funksionalizuar integrimi ndërmjet Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) dhe platformës shtetërore e-Kosova duke mundësuar qasje më të lehtë dhe më të detajuar në informatat lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Përmes këtij shërbimi të ri qytetarët mund të përfitojnë nga dy funksione kryesore:

EkoHigjiena

– Qytetarët njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazhit elektronik (SMS-ve), sapo të regjistrohet gjoba në sistem.

– Përmes platformës e-Kosova, qytetarët njoftohen për gjoba dhe masat mbrojtëse ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin raportin përkatës të gjendjes së tyre rreth gjobave, i cili paraqitet drejtpërdrejt në e-Kosova. Raporti përfshinë informata lidhur me gjobat e papaguara, masat mbrojtëse për persona fizik, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë shoferit si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem.

Policia e Kosovës vlerëson se ky zhvillim kontribuon në përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata, rritjen e transparencës dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe publikut.

Qytetarët ftohen ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për të marrë njoftime lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e transparencës institucionale dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase, të sigurta dhe të qasshme për publikun. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.