DYLON

Aktiviteti që e rinon fytyrën me disa vite

Avatar photo Redaksia

Thuhet se aktiviteti fizik e mban të ri organizmin, ndërsa së fundmi është zbuluar se aktiviteti fizik intensiv e rinon fytyrën mbi dhjetë vjet, edhe nëse praktikimi i sportit nis pas moshës 40 ose 65 vjeçare.

Studiuesit kanadezë të McMaster University, në Ontario, kanë studiuar një grup personash, duke vëzhguar fotografitë e një grupi femrash nga 20 deri në 84 vjeç, para dhe pas nisjes së stërvitjes.

EkoHigjiena

U vu re se pas tre muajsh stërvitje, fytyra e tyre ishte më e re, më e shëndetshme dhe më e tonifikuar, madje edhe deri në dhjetë vite më e re, krahasuar me femrat që nuk merren me aktivitet fizik.

Studiuesit theksojnë se janë disa substanca të prodhuara nga muskujt gjatë stërvitjes, ato që përmirësojnë cilësinë e lëkurës, duke e mbajtur gjithnjë e më të re, si dhe duke penguar shfaqjen e rrudhave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.