DYLON

Aktiviteti “Climbing & Zipline” mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme tek Lugu i Verdhë

Aktiviteti “Climbing & Zipline” mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme tek Lugu i Verdhë
Avatar photo Redaksia

Aktiviteti “Climbing & Zipline” i zhvilluar në kuadër të ‘Kamenica Summer Fest’ në ambientin natyror dhe piktoresk të Lugut të Verdhë pranë Liqenit të Rubocit, mblodhi një numër vizitorësh. Pjesëmarrësit ishin të të gjitha moshave dhe entuziastë që kërkonin përvojë dhe adrenalinë përmes alpinizmit dhe zipline-it.

Po ashtu të pranishëm kishte sportdashës të cilët kishin një interes të veçantë për aktivitetet në ambiente të hapura. Vizitorët erdhën të pajisur me kurreshtje dhe energji pozitive, të gatshëm për të përjetuar diçka ndryshe dhe për të kaluar momente të paharrueshme.

EkoHigjiena

Përveç pjesës së aventurës, shumë pjesëmarrës gjetën mundësi të shijojnë bukuritë natyrore që ofron kjo zonë unike e Kamenicës. Shumë nga ta vlerësuan organizimin e këtij aktiviteti, duke e përmendur se do të rikthehen sërish, thuhet në njofitmin e kom unës së Kamenicës. /2LONLINE/