Aktivitetet përgatitore për mobilizimin e qytetarëve për ngjarjen “Marshi për Liri” vlerësohen të suksesshme
Në takimin e radhës me strukturat e Degës së PDK-së, u diskutua për mbarëvajtjen dhe angazhimin e gjithsecilit në aktivitetet e këtyre ditëve, si dhe për aktivitetet që do të zhvillohen deri më 12 shtator, respektivisht 16 shtator, kur edhe pritet verdikti përfundimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët padrejtësisht janë mbajtur për gati gjashtë vite.
Aktivitetet përgatitore për mobilizimin e qytetarëve për ngjarjen “Marshi për Liri” u vlerësuan të suksesshme. Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për secilin që është angazhuar dhe ka dhënë kontributin e tij gjatë këtyre ditëve.
Njëherit, u bë thirrje që gjatë këtyre ditëve të mobilizohemi edhe më shumë, në mënyrë që ta dëshmojmë fuqishëm se: Kosova po pret, me të drejtë, çlirimtarët e saj, sepse liria ka emër!. /2LONLINE/
