DYLON

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë periudhës kohore: 11.-17.02.2022 kanë shënuar këto aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna janë shqiptuar gjithsejtë: 446.

Gjatë kësaj periudhe kohore në zonën  e përgjegjësisë DRP Gjilan kanë ndodhur  15 aksidente:

EkoHigjiena

Lokacioni i aksidenteve:

a)      06 aksidente në rrugë nacionale

b)      01 aksidente në zonën e përgjegjësisë së stacioni  policor Viti

c)      06 aksidente në zonën e përgjegjësisë së stacioni policor Gjilan dhe

d)      02 aksidente në zonë të përgjegjësisë stacioni policor Kamenicë

Gjatë javë  janë konfiskuar 14 patentëshofer :

a)      10 për tejkalim në vijë të plotë

b)      03 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes dhe

c)      01 për shkaktim të dy aksidenteve në rrugën Crep- Kamenicë

 NJRKRr gjatë javës ka implementuar Planin Operativ “Sezoni dimërorë” dhe ka shqiptuar 04  gjoba për vozitësit të cilët janë hasur në rrugë duke qarkulluar pa pajisje dimërore .

NJRKRr duke u bazuar në planifikimin e punës po ashtu ka implementuar  Planin Operativ “Telefonat celular”.

Gjatë javës  janë shqiptuar 62 gjoba ndaj vozitësve që janë hasur në rrugë  duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton  që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192  dhe 038 50807590 .

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/