Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme
/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
***
Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam qendrën “Avedo”, një ndër qendrat më moderne të thirrjeve në Gjilan.
Drejtuesit e kësaj qendre na treguan për mënyrën se si po zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke krijuar mundësi të reja pune për shumë të rinj të Gjilanit, të cilët po tregojnë aftësi dhe profesionalizëm.
Shembuj të tillë janë dëshmi fantastike se Gjilani ynë ka potencial, energji dhe rini inovative.
***
Shkëlqim Miftari është i riu që e ka ngritur lart emrin e Gjilanit me arritjet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Me kënaqësi e vizituam qendrën “Tek Workout”, ku Shkëlqimi na tregoi për përkushtimin dhe disiplinën që e kanë çuar drejt sukseseve.
Ai ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për “archer push-ups” dhe numëron edhe çmime të tjera vendore dhe ndërkombëtare. E përgëzova për këto arritje të mëdha dhe i urova suksese të reja në këtë rrugëtim frymëzues.
***
Përgjatë vizitave në terren, u ndalëm te kompania SPHINX L.L.C, një histori suksesi që e ka shtrirë ndikimin e saj në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo kompani, që përfaqëson markën ndërkombëtare HSG Laser, është bërë emër i njohur për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e makinerive CNC Fiber Laser, si dhe për trajnimin profesional të operatorëve.
Me qindra klientë në tërë Kosovën, ky është shembull i inovacionit dhe i përkushtimit të bizneseve që po e vendosin Gjilanin tonë në hartën e zhvillimit teknologjik.