Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë, Bresalc, takime me të rinj gjilanas…
/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
***
Fitorja e VETËVENDOSJES! bëhet më madhështore me të rinjtë!
Bashkë me të rinj gjilanas, shumë energjikë dhe entuziastë, sonte kaluam disa momente të këndshme, e në takim na nderoi me prezencë edhe nënkryetari i Lëvizjes, miku im, z. Glauk Konjufca.
BASHKË po e dëshmojmë fuqinë e vërtetë të Gjilanit dhe po tregojmë se të rinjtë ia shtojnë gjallërinë dhe shpirtin këtij vendi.
***
Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Bresalc!
Në Bresalc patëm një takim fantastik me banorët e këtij fshati, ku u pritëm me energji dhe mikpritje të ngrohtë.
Bashkë u pajtuam që punët e mira dhe projektet e mëdha do t’i vazhdojmë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin po e konfirmojmë këtë të diele.
Faleminderit për besimin e palëkundur dhe përkrahjen e fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
BASHKË me zemër!
***
Vizitat në terren i vazhduam te “Ceni Company”, një ndër kompanitë më të njohura në Gjilan në fushën e ndërtimit, prodhimit të dyerve, dritareve, strukturave metalike dhe prodhim të skeleve.
Drejtuesit e këtij biznesi të suksesshëm na pritën ngrohtë dhe bashkë diskutuam për punët e tyre, për sfidat me të cilat përballen përditë dhe vizionin për të ardhmen.
“Ceni Company” është shembull i përkushtimit dhe i punës cilësore, si dhe fuqi e zhvillimit ekonomik të Gjilanit tonë, që ndikon dukshëm edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
***
Me gratë dhe vajzat e nderuara të Zhegrës heroike patëm një takim të mrekullueshëm, plot energji pozitive dhe bashkëbisedim të hapur.
Diskutuam për rolin e jashtëzakonshëm që kanë gratë në jetën shoqërore e politike, si dhe për rëndësinë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes për të ardhmen tonë.
Gratë e Gjilanit gjithmonë kanë qenë fuqia e Lëvizjes dhe çelësi i fitoreve tona!
***
Faleminderit me zemër, Velekinca jonë!
Me banorët e këtij fshati, ku bashkë me neve ishte edhe asamblisti i zgjedhur, Fadil Ademi, folëm për planet dhe projektet e mëdha që do të sjellin zhvillim dhe përparim për Gjilanin tonë.
Gjilani është në rrugë të mbarë dhe këtë rrugëtim të mrekullueshëm do ta bëjmë bashkë edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
BASHKË për Gjilanin!