DYLON

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit në Bresalc e Vrapçiq

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit në Bresalc e Vrapçiq
Avatar photo Redaksia

/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit/

***

Mbrëmë, së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Fadil Ademi, ishim mysafirë në familjen e Agim Mujit në Bresalc.

Biseduam për punët që kemi realizuar gjatë këtij mandati në Bresalc dhe për planet tona për mandatin e dytë. Banorët e kësaj ane treguan mbështetjen e tyre për vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe për fitoren që po e synojmë pa balotazh më 12 tetor.

***

Takimet me qytetarë i vazhduam edhe në fshatin Vrapçiq, ku isha mysafir në familjen e Halil Miftarit. Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Astrit Sherifi, dhe kryefamiljarë të fshatit, biseduam për angazhimin dhe mobilizimin e secilit prej nesh në këto tri javë të fundit deri më 12 tetor.

Faleminderit për mikpritjen dhe besimin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.