DYLON

Aktivitete të shumta për nderë të 26-vjetorit të çlirimit

Aktivitete të shumta për nderë të 26-vjetorit të çlirimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës së Çlirimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, ka organizuar aktivitete të shumta.

Në këto aktivitete morën pjesë Drejtori Behar Hyseni, zyrtarë nga kjo drejtori dhe qytetarë.

EkoHigjiena

Aktivitetet filluan me performancën mbresëlënëse nga artistet Hysnije Latifaj, Elona Sadiku, Ernesa Surdulli, të cilat u duartrokiten gjatë nga të pranishmit.

Më pas u mbajt ekspozitë me fotografi të vitit 1999, në të cilat u pasqyrua realiteti i luftës dhe i çlirimit.

Kurse aktiviteti i radhës ishte shfaqja “Ekranet rreth nesh” nga shkolla e baletit.

Kujtojmë që mbyllja e manifestimit të qershorit do të bëhet sonte në orën 20:00, me koncertin në sheshin “Metush Krasniqi”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.