DYLON

Aktivitete të shumta për ditën e rinisë në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Për nder të “Ditës së Rinisë” në Komunën e Gjilanit më datën 25 shtator 2014 organizohen aktivitete të shumta nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në mbështetje nga zyra e kryetarit të Komunës me moton “Rini-jepi formë ëndrrave”.

Kjo ditë nis me hapjen e zyrtare të saj para Teatrit të Qytetit në orën 10:00 dhe është për të gjithë pa dallime etnike, fetare apo nevojave të veçanta.

EkoHigjiena

Aktivitetet janë kryesisht për aktivizimin e të rinjve në shoqëri dhe në projekte duke nisur me tryezën për vullnetarizëm, sporte të ndryshme, performim të artistëve, aktivitete multi-kulturore ndërkomunale, integrimet vizitë e përbashkët në Muzeun e Qytetit shfaqja e filmave të ndryshëm etj.

Gjatë gjithë ditës të rinjtë por edhe qytetarët kanë mundësinë e dhurimit vullnetarë të gjakut. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.