DYLON

Aktivitete të Policisë së Kosovës dhe KLSP në Pogragjë me mbështetjen e OSBE-së

Aktivitete të Policisë së Kosovës dhe KLSP në Pogragjë me mbështetjen e OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Pogragjë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – njësia e sektorit dhe komunitetit, ka realizuar përurimin e aneksit të urës në këtë lokalitet.

Ky projekt është realizuar me qëllim të rritjes së sigurisë për banorët dhe nxënësit, dhe gjithë të tjerët  të cilët e frekuentojnë këtë rrugë çdo ditë.

EkoHigjiena

 Aneksi i urës mundëson qarkullim më të sigurt dhe kontribuon në parandalimin e rreziqeve të mundshme për këmbësorët.

Realizimi i këtij projekti përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe garantimit të sigurisë publike për komunitetin.

Ky projekt është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Këshilli Lokal i Sigurisë – Pogragjë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.  /2LONLINE/