DYLON

Aktivitete të ndryshme për nderë të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini

Aktivitete të ndryshme për nderë të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini
Avatar photo Redaksia

Në 16 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Shaban e Sami Ukshini në Zhegër të Gjilanit po mbahen aktivitete të ndryshme.

Këshilli i fshatit Zhegër dhe Shoqata “Kurexhaj” edhe këtë vit me aktivitete të ndryshme do të shënojnë këtë ditë të lavdishme. Dita e sotme filloi me turnirin në futboll të vogël me pjesëmarrje të mbi 30 ekipeve nga anë të ndryshme si nga Kumanova, Presheve dhe mbarë Karadaku. Për ekipet fituese janë paraparë medalje e kupa.

Ndërsa në ora 16:00, do të mbahen homazhe e do të vendosen kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Nisja në mënyrë të organizuar bëhet nga qendra e fshatit Zhegër në ora 15:20.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.