DYLON

Aktivitete të ndryshme në nderim të heroit Agim Ramadani – Katana

Aktivitete të ndryshme në nderim të heroit Agim Ramadani – Katana
Avatar photo Redaksia

Me moton “Edhe me sport kujtojmë Agimin”, kanë filluar sot aktivitetet në kuadër të manifestimit tashmë tradicional, “Ditët e Agimit 2018” për të kujtuar dhe nderuar figurën poliedrike të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana dhe 114 dëshmorët të rënë në betejën e lavdishme të Koshares.

Si rëndom janë mbajtur gara sportive në futboll të vogël, ku edhe janë paraqitur 34 ekipe nga Drenica, Kumanova, Presheva dhe rrethina e Rajonit të Gjilanit. Janë ndarë edhe kupat për vendin e parë dhe të dytë. Vendi i parë i takoi ekipës Termo Dyli nga Lubishta e Vitisë, kurse vendi i dytë ekipës Juniors nga Zhegra e Gjilanit.

Ndërkaq në minutat e para të muzgut, me flakadanë në duar, kanë defiluar nxënësit e Shkollës së Lartë të Ultë “Agim Ramadani” të Zhegrës. Ata janë nisur nga afërsia e varrit të heroit Idri Seferi e deri te Kroi i Agimit, për të nderuar heroin kombëtar, Agim Ramadanin dhe 114 dëshmorët e kombit të betejës së Koshares.

EkoHigjiena

Aktivitetet e Manifestimit “ditët e Agimit”, vazhdojnë me 2 Maj, me orën e madhe letrare “Muza e Agimit” (ora 15:00) si dhe me ngjarjen sportive në hendboll (ora 17:00)..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.