DYLON

Aktivitete policore për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor

Aktivitete policore për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësitin Sektoriale dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan në kuadër të promovimit të sigurisë së fëmijëve në trafik, ka mbajtur ligjëratë me temën ‘’Siguria në komunikacion rrugor’’ e cila është realizuar në kopshtin e fëmijëve ‘’Poema’’ në qytetin e Gjilanit.

Kjo ligjëratë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofroj këshilla të rëndësishme tek fëmijët për rregullat themelore në komunikacion rrugor si: ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime të shënjuar për këmbësor, mësimi për sinjalizimet, njohjen me semafor dhe rroli i tij, shmangia e përdorimit të telefonave dhe pajisjeve elektronike kur kalojnë rrugën, bartja e rrobave të dukshme në mbrëmje ose në kushte të ndriçimit të dobët etj.

EkoHigjiena

Kjo ligjëratë nga ana e Policisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për sigurimin e një edukate të duhur dhe për rritjen e përgjegjësisë për sigurinë personale dhe kolektive në trafikun rrugor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.