Aktivitete përkujtuese për Beqir Musliun
Nesër në Gjilan, në 81 vjetorin e lindjes
LULE PËR BEQIR MUSLIUN
Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu”, Gjilan, nesër ora 11:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit, me një buqetë lulesh, simbolikisht ia uron ditëlindjen e 81-të shkrimtarit të shquar, Beqir Musliu, ditëlindje kjo e cila këtë vit përkon me 30 vjetorin e kalimit të Tij në amshim.
Vetëm dy ditë më pas, me 13 qershor 2026, në Bobliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, duke filluar nga ora 12:00, paraqitet numri më i ri i revistës AGMIA, numër që i përkushtohet këtij shkrimtari, me materiale nga tryeza letrare e “Flakës së Janarit” si dhe shkrime të tjera për krijimtarinë e tij letrare.
Ndërsa një javë më pas, më 20 qershor 22026, ora 12;00, po në bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, përrurohet vepra më e re studimore e Shefqet Dibranit për Beqir Musliun, me titull, ARTISTIKJA NË VEPRËN “ORFEIANA” TË BEQIR MUSLIUT, edituar këtyre ditëve nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”.
Që të dy këto veprimtari letrare organizohen në koordinimim me bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli” ntë Gjilanit
Krijuesit dhe artdashësit janë të mirëpritur në këto veprimtari nderuese që mbahen nk shenjë të përvjetorit të tridhjetë të kalimit në amshim të këtij shkrimtari të shquar.
(K. Rexha)
P.S
Punimin e portretit të Beqir Musliut, e ka vizatuar piktori ynë i shquar, Demush R. Avdimetaj
