DYLON

Aktivitete përkujtimore në fshatin Gjylekar

Aktivitete përkujtimore në fshatin Gjylekar
Avatar photo Redaksia

Në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit serb në fshatin Gjylekar të Komunës së Vitisë, janë zhvilluar aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv.kryetari komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Gjylekar dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Fillimisht, në orët e paradites janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti për të vazhduar me homazhe në varrezat e martirëve në Stubëll të Ulët.

Gjithashtu u prezantua edhe një ekspozitë me fotografi dhe materiale nga ngjarjet e 15 prillit 1999, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë ditës së sotme në sallën e pritjes në Gjylekar. Këto aktivitete u organizuan nga Këshilli i fshatit Gjylekar, me qëllim të ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike dhe u mbështet edhe nga komuna e Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.