DYLON

Aktivitete përgjatë Ramazanit: KBI në Gjilan organizoi Dua Hatme…

Aktivitete përgjatë Ramazanit: KBI në Gjilan organizoi Dua Hatme…
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan organizoi Dua Hatme dhe shtroi iftar me rastin e përfundimit të leximin të Kur’anit nga 22 nxënës, si dhe memorizimin e xhuz’it Amme dhe Tebarak nga 8 nxënëse të mësueses Fatmire Qazimi Haziri dhe përfundimin e Mukabeles nga 12 nxënëse të mësueses Mirlinda Bekteshi u organizua një manifestim emocionues. Programin e hapi nxënësja Sara Sejdiu, dhe ai u zbukurua me zërat e bukur të nxënësve që kënduan pjesë nga Kur’ani dhe ilahi.

Të pranishmet i përshëndeti mualimja Mirlinda Bekteshi pastaj fjalën e rastit e mbajti Mualimja Fatmire Qazimi-Haziri, mësuese e nxënësve, e cila theksoi përkushtimin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm të nxënësve për mësimin e fjalës së Allahut.

EkoHigjiena

Për t’i freskuar zemrat e të pranishmëve, ligjëroi Dr. Florentina Tërmkoll ,duke theksuar rëndësinë e leximit të Kur’anit dhe si duhët të jet përkushtimi i besimtarëve në 10 ditëshin e fundit të muajit të bekur të Ramazanit. Pastaj një fjalë rasti ishte edhe nga prof Hatixhe Sadriu e cila i përgëzoi nxënësit për suksesin e arritur dhe na motivoi për të vazhduar tutje me këtë punë të hajrit në mësimin e fjalës së Allahut .

Në fund të gjithë nxënësit u pajisen me certifikata, poashtu të gjithëve ju dhuruan nga një zarf simbolik.

Programi u mbyll me duanë e Hatmes, e cila u recitua nga studentja e FSI Imrane.

Të gjithë të pranishmit ngritën duar për lutje, duke i lutur Allahut të Madhëruar që ta pranojë këtë lexim dhe ta bëjë pranverë të zemrave tona. Allahu i Lartësuar është dhurues i sukseve dhe bekimeve, njofton KBI e Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.