DYLON

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor të Policisë së Gjilanit me studentë

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor të Policisë së Gjilanit me studentë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 15.10.2024 së bashku me studentë nga organizata jo qeveritare ‘’Fuqia e bashkimit rinor’’ në Gjilan, kanë zhvilluar një aktivitet që kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat në trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.

”Ky aktivitet shërbeu edhe si mundësi njihje nga afër me punën e Policisë, marrje informacionesh të dobishme mbi punën policore dhe mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive mbi mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.