DYLON

Aktivitete elektorale të Vetëvendosjes në Livoç të Epërm

Aktivitete elektorale të Vetëvendosjes në Livoç të Epërm
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka vazhduar aktivitetet elektorale në Livoç tç Epërm.

Në njoftim thuhet:

Për zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca, kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë, pritje të përzemërt gjetëm në familjen Salihu, në Livoç të Epërm.

Kryetari Alban Hyseni në fjalën e tij i falënderoi familjen Salihu për mikpritjen dhe mbështetjen për Lëvizjen dhe kandidatët tanë.

Në takim na nderoi me praninë e tij, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, i cili foli për përgatitjet për një tjetër fitore të qytetarëve dhe vendit, edhe më të madhe se ajo e dhjetorit, sepse me Lëvizjen fitojnë të gjithë, fiton shteti për krejt. “Kosova duhet të vazhdojë rrugën përpara, pa bllokada, pa kthim mbrapa dhe pa ndërprerje të punëve që kanë nisur këto vite”, tha zëvendëskryeministri Konjufca.

Për rëndësinë e mobilizimit këto ditë dhe zotimet e programin qeverisës folën edhe kandidatët tanë për deputetë.

Vullneti i banorëve në Livoç të Epërm është dëshmia më e mirë se rezultati i 7 qershorit do ta rilegjitimojë mandatin e ri të punës, mirëqenies dhe zhvillimit të hovshëm për vendin tonë.

Më 7 qershor, numrit 116, qitjani pikën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.