Aktivitete edukativo-shëndetësor për ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të zemrës
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës , në SHFMU “Ramiz Cërnica”, në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” – Gjilan, u realizua një aktivitet edukativo-shëndetësor me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Aktiviteti u realizua nga Dr. Elvana Klaiqi, specialiste e Mjekësisë Familjare, së bashku me infermieren Mimoza Hajdari.
“Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e parandalimit, aktivitetit fizik, ushqyerjes së shëndetshme dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e zemrës”, njofton Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan. /2LONLINE/
