Aktivitete edhe në Gjilan për Ditë ne Autizmit
/2L ONLINE/ – Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç, specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Dita botërore e autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.
E, për këtë ditë edhe në Gjilan do të ketë aktivitete, dhe siç ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLNE, Alban Nevzati, anëtar Bordi në Qendrën për Kujdesin Ditor për fëmijet me nevoja të veçanta, janë planifikuar disa aktivitete me këta fëmijë.
Sipas tij, me këta fëmijë do të ketë aktivitete, për Ditën ndërkombëtare të Autizmit dhe një ndër to, është edhe aktiviteti kryesor në sallën e shkollës fillore “Selami Hallaqi”, me fillim prej orës 15:00-16:00, për të bërë aktivitete fizike të ndryshme me këta fëmijë.
Nevzati tha se është hera e parë që këtu organizohet një aktivitet fizik për Ditën Botërore të Autizmit, me këta fëmijë. /2L ONLINE/
