DYLON

Aktivitet simbolik për fushatën kundër kancerit të gjirit në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi ka pritur sot në një takim punë përfaqësuesen e Rrjetit të Grave të Kosovës, Donjeta Morinën dhe disa femra aktiviste të reja vullnetare, të cilat i kanë prezantuar me këtë rast kryesueses aktivitetin të cilin mendojnë ta realizojnë për sensibilizimin e sëmundjes dhe zbulimit të kancerit të gjirit tek femrat.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit i ka dhënë mbështetje këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm të grupit të vajzave të përfshira në këtë organizim dhe të përkrahura edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe mendohet që ky aktivitet të zgjatë gjatë gjithë ditës në disa pika në qendër të qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ne i japim mbështetje aktiviteteve të cilat bëhen për këtë qëllim madhor për ruajtjen e shëndetit të gruas, nga përhapja e kancerit të gjirit. Kjo fushatë vetdijësuese është mese e domosdoshme për sensibilizimin e femrës në përgjithësi nga ky kërcënim që është shumë i rrezikshëm për jetë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kësaj sëmundje të rëndë e cila me zbulimin e hershëm edhe mund të shërohet, andaj iniciativa juaj që kjo të bëhet në ditën kundër kancerit të gjirit është e mirëpritur nga ana jonë dhe e mbështetur po ashtu”, ka thënë kryesuesja e Kuvendit Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa në anën tjetër Donjeta Morina, përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës, ka thënë se janë përkrahëse të disa vajzave vullnetarë të Gjilanit të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të kontribuojnë në sensibilizimin e femrës në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe parandalimin e kësaj sëmundje të rëndë, apo edhe mjekimin e menjëhershëm dhe trajtimin shëndetësor.

Ndryshe ky aktivitet do të mbahet më 1 nëntor 2014 e shtunë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, duke bërë promovimin, vetëdijesimin për kontrolla sistematike të femrave pasi tashmë ekziston aparatura e mamografisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.