DYLON

Aktivitet për ngritjen së vetëdijes dhe përgatitjes së stafit të shkollës dhe nxënësve për reagim në raste emergjente

Aktivitet për ngritjen së vetëdijes dhe përgatitjes së stafit të shkollës dhe nxënësve për reagim në raste emergjente
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani së bashku me Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan si dhe përfaqësuesin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) ishte pjesë e aktivitetit të mbajtur në ambientet e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” (Fshati Malishevë) , ky aktivitet i javës së (AME-së) kishte qëllim për ngritjen së vetëdijes dhe përgatitjes së stafit të shkollës dhe nxënësve për reagim në raste emergjente dhe fatkeqësive të ndryshme natyrorë.

Drjetori Shabani ka bërë me dije se gjatë aktivitetit u trajtuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me reagimin e duhur në raste të zjarreve, fatkeqësive natyrore, evakuimit emergjent etj.

EkoHigjiena

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Salih Mustafa, KRE i QOE-112 në Gjilan, i cili mbajti një prezantim informues lidhur me funksionimin e numrit emergjent 112.

Ai i njoftoi nxënësit dhe stafin shkollor për rëndësinë e këtij numri, mënyrën e përdorimit të tij, rastet kur duhet të telefonohet, si dhe procedurat që ndiqen nga qendra operative në raste emergjente.

Gjithashtu, Zv. Komandanti i NjPZSh Gjilan, Murat Ramadani zhvilloi një prezantim teorik dhe praktik lidhur me parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.

Gjatë demonstrimit u prezantuan pajisjet kundër zjarrit, mënyra e përdorimit të tyre, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në rast të shpërthimit të zjarrit në objekte shkollore apo ambiente të tjera publike.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit dhe stafi u informuan edhe për procedurat e evakuimit dhe rëndësinë e ruajtjes së qetësisë gjatë situatave emergjente.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë aktivitet.

Sipas tij, këto aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve dhe qytetarëve, veçanërisht të gjeneratave të reja, për sigurinë dhe reagimin e duhur në raste emergjente.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale, shkollave dhe mekanizmave të emergjencës mbetet një ndër faktorët kyç për rritjen e sigurisë në komunitet dhe përgatitjen sa më të mirë të qytetarëve për përballimin e situatave të ndryshme emergjente”, ka thënë drejtori Shabani.  /2LONLINE/