Aktivitet me rëndësi të veçantë për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve
“Bashkë me ekipin menaxherial të QKMF-Gjilan, vizituam shtandet e vendosura në qendër të qytetit në kuadër të Karvanit Shëndetësor, një aktivitet me rëndësi të veçantë për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka bërë me dije Mimoza Kadriu Qerimi, Drejtoreshë e Drejtorës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit.
Siç ka thënë ajo, ky aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e një stili të shëndetshëm jetese, ushqyerjes së balancuar, aktivitetit fizik të rregullt dhe kontrolleve preventive shëndetësore.
Përmes këshillave profesionale dhe materialeve informuese, qytetarët patën mundësinë të informohen më shumë rreth mënyrave të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit të tyre.
“Falënderojmë ekipin shëndetësor të QKMF-Gjilan për angazhimin dhe përkushtimin e treguar, si dhe AQH Project dhe KOPF për mbështetjen në organizimin e këtij Karvani Shëndetësor, i cili po kontribuon në promovimin e shëndetit dhe edukimin e qytetarëve.Një komunitet i shëndetshëm ndërtohet përmes edukimit, ndërgjegjësimit dhe angazhimit të përbashkët!”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi. /2LONLINE/
