DYLON
Dogana e Kosovës dhe Agjensionin i Pronësisë Industriale

Aktivitet informues për të drejtat e pronësisë intelektuale

Aktivitet informues për të drejtat e pronësisë intelektuale
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjensionin e Pronësisë Industriale, organizoi në Venture UP një aktivitet informues për të drejtat e pronësisë intelektuale, si pjesë e aktiviteteve për Muajin Ndërgjegjësues për Pronësinë Intelektuale për të rritur vetëdijesimin dhe informuar komunitetin.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së inovacionit dhe ideve të tyre përmes instrumenteve ligjore si patentat, markat tregtare dhe sekretet tregtare.

EkoHigjiena

Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen më shumë rreth procedurave të regjistrimit, përfitimeve që sjell mbrojtja e pronësisë intelektuale, si dhe rolit të institucioneve në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe konkurrues për bizneset.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes bashkëpunimit institucional dhe edukimit të komunitetit të biznesit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.