DYLON

Aktivitet i ngjeshur i Handikos-it në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Aktivitet i ngjeshur i Degës së Handikos-it në Gjilan. Përfaqësuesi i Qendrës Kosovare për vetpërkrahje (QKVP). Ilir Hamza ju ligjëroj anëtarëve të Handikosit për të drejtat dhe liritë e personave me aftësi të kufizuar. Rinor Gashi u fokusua më tepër në qasjen e personave me aftësi të kufizuar në Gjilan ndërsa Osman Shatri u fokusua më tepër në fushën e legjislacionit domethënë në të drejtat ligjore të personave me aftësi të kufizuar.

Ky takim ishte shumë frytdhënës për anëtarët e Handikosit  njëherësh shprehim gatishmërinë që takimet e kësaj natyre të jenë sa më të shpeshta. Takimi tjetër ka koincidua me një vizitë të bërë qendrës së Handikosit në Gjilan nga përfaqësuesit e Sevdi Qellder Italian me përfaqësi në Prishtinë .

EkoHigjiena

Vizita e tyre u bë e veçantë me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe më pastaj me stafin e Handikosit në Gjilan me qëllim të vlerësimit të punëve dhe nevojave të kësaj dege, njëkohësisht u interesuan edhe për punët e deritashme të Handikosit.

Po ashtu, Sot në qendrën e Handikosit u mbajt një takim i tri shoqatave me aftësi të kufizuara . Handikosi si nikoqir, shoqata e të verbërve, dhe shoqata e shurdhë memecëve me partnerët Caritas Kosova, dhe qendra Kosovare e Vetë përkrahjes.

 E veçanta e këtij takimi ishte pjesëmarrja më efikase edhe e institucioneve komunale e përfaqësuar nga nënkryetari i komunës  Rexhep Kadriu. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Labinota Demi Murtezi. E të tjerë Qëllimi i takimit ishte prezantimi i projektit “Personat me aftësi të kufizuar së bashku për një jetë më të mirë” (POWER) 24 muaj. Parnerët Implementues Caritas Kosova, Handikos, Qendra Kosovare për Vetë Përkrahje (QKVP).

Këtë takim e përshëndeti nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu i cili tha janë të interesuar të avancojnë bashkëpunimin t’i përkrahim me përkushtim sa më shumë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.