DYLON

Aktivistë të Vetëvendosjes i dërguan thëngjill Ministrit Blerand Stavilecit!

Avatar photo Redaksia

Sot aktivistët e Vetëvendosjes i dërguan thëngjill Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, për t’i treguar që Kosova ka kapacitete dhe potencial që ta zgjidhë vetë krizën e saj energjetike, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvnedosje.

Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes me “Contour Global” po i privatizon kapacitetet e reja prodhuese të energjisë elektrike. Ky privatizim po ndodh pas dështimit total që rrjedhoi nga privatizimi i KEDS-it, i cili rezultoi me ngritje të çmimeve të energjisë elektrike, përkeqësim të kushteve të punës për punëtorët si dhe mungesë totale e investimeve në sektorin e energjetikës.

EkoHigjiena

Ndërtimi dhe pronësimi i termocentralit “Kosova e Re” nga një kompani private, do t’i rrisë çmimet e energjisë elektrike për mbi 50%. Kjo ngase profitet për “Contour Global” do të sigurohen duke rritur tarifat.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë para që t’i japin një kompanie multi-milionëshe, që po e shfrytëzon kriminalizimin e politikanëve tanë, për të bërë marrëveshje të tilla – tejet të dëmshme për vendin tonë. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje do të intensifikojë aksionet dhe protestat kundër kësaj marrëveshjeje kriminale, thuhet në fund të ksëaj komunikate.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.