DYLON

Aktivist të Partisë Liberale Demokratike shpërndanë miell në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Aktivistët e Këshllit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë kanë shpërndarë miell në familjet me fëmijë jetim që kanë gjendje të rëndë të jetesës në komunën e Preshevës.
“Ne vitin e kaluar kemi mbjellur rreth 5 hektrarë grurë, me qëllim që t’i ndimojmë familjeve të varfura pa dallim etniciteti apo religjioni. Ditë më parë kemi shëndrruar një sasi në miell ku sot edhe po e shpërndajmë në fazën e parë për fëmijët jetim në gjendje skamnore”, tha për rtvpresheva, Kujtim Sadriu kryetar i këshillit të PLD-së në Preshevë, transmeton Titulli.

Sadriu deklaroi se ishte një ndjenjë e mirë kur i ndihmon njerëzve në nevojë, por ishte edhe ndjenjë e tmerrshme kur sheh se sa njerëz kërkojnë një mbështetje të këtillë dhe njëkohësisht ka falënderuar edhe mbështetësit e projektit autoshkollëm “Toni” dhe picerinë “Loni” në Preshevë.

EkoHigjiena

Këshilli i partisë së LBD-së është shprehur se do të punojë vazhdimishtë në projekte që ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe vlen theksuar se partia në fjalë ka ndihmuar në asfaltimin e rrugës drejt varrezave të qytetit të Preshevës me gjatësi 355 metër dhe gjerësi 3 metra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.