DYLON

Akti moral i një burrshtetasi të përgjegjshëm!

Akti moral i një burrshtetasi të përgjegjshëm!
Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

Reagimet e opinionit po e dëshmojnë se Bedri Hamza është një politikan i kalibrit me integritet dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore që rrallë gjendet sot tek ne shqiptarët! Ai nuk u kap pas pushtetit me çdo kusht siq e bëjnë karrieristët, por dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së si akt moral për mos arritjen e synimeve elektorale.

EkoHigjiena

Një dorëheqje model për partitë e tjera

Dorëheqja e parevokueshme e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së ka nxitur reagime të fuqishme në opinionin vendor, kurse brenda partisë që e drejtoi shkaktoj tërmet politik!

Siq e tha vetë Hamza në deklaratën e tij; “ky vendim synon t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda PDK-së, ku anëtarësia do të vendosë për udhëheqjen e ardhshme të partisë, duke shpresuar që që në këtë proces do të ketë më shumë hapësirë për të rinjt dhe përfshirjen e tyre në pozita me përgjegjësi, që PDK-së me siguri do t’i bënte mirë, në veçanti nëse përfundimisht distancohet nga personat që në çfarëdo mënyre kanë pasur apo kanë probleme me ligjin”.

Ky është një mesazh i fuqishëm që PDK duhet të rinovohet dhe të drejtohet nga njerëz me integritet dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar. Me moral dhe pastërti njerëzore, pa afera korruptive në biografinë e tyre!

Shumë politikan, pak burrshtetas të përgjegjshëm!

Vlenë për të theksuar se Kryetari i sapo dorëhequr i PDK-së, Bedri Hamza, e udhëhoqi partinë në një nga periudhat më të vështira të saj. Ky mbetët shëmbull i një burrshtetasi dhe lideri të përgjegjshëm që udhëheqi me maturi dhe pjekuri të lartë politike duke dëshmuar vlerat e tij njerëzore në momentet më të vështira për vendin.

Dorëheqja nga pozita e kryetarit të partisë, e ngriti z. Bedri Hamza edhe më lartë në vlerat e tij njerëzore dhe intelektuale, duke dëshmuar se vlerat e një njeriu të madh janë shumfish më të mëdha sesa posti i një kryetari, kryeministri apo presidenti.

Bedri Hamza kudo që ka udhëhequr deri më tani ka lën gjurmë të sukseseve dhe rezultateve pozitive, filluar si: Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), si Kryetar i Mitrovicës dhe së fundmi edhe si kryetar i partie (PDK)!

Megjithatë, spekulantët dhe konspiracionistët filluan që ta zbulojnë “ujin e nxehtë” në PDK, pasi i doli shija ujit të ftohtë dhe të kriposur në LDK! Kjo që ndodhi në PDK, do duhej të ndodhte kohë më parë në partinë tjetër opozitare! Dorëheqja e Bedri Hamzës duhet të trokas edhe në ndërgjegjën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili, edhe pas humbjeve serike në tre palë zgjedhje nuk e lëshon dot drejtimin e partisë!

Pa ngritjen e vetëdijes shoqërore, që karriga me e lypë njeriun duhur e jo njeriu i pamerituar me e uzurpu karrigën e pushtetit, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar dhe demokratike. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por pak burrshtetas të përgjegjshëm! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.