DYLON

Akti moral i dorëheqjes së Ahmet Isufit nga posti i ministrit mbetet unik – tani është koha e rikthimit të tij në Kuvend

Akti moral i dorëheqjes së Ahmet Isufit nga posti i ministrit mbetet unik – tani është koha e rikthimit të tij në Kuvend
Avatar photo Redaksia

/Ahmet Isufi, kandidat i AAK-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës/

Në Mars të vitit 2005, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit te Kosovës pasi Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë për të mos e dëmtuar interesin e Kosovës  Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, shkruan Infosot.

Për të reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës për krime lufte, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës per ish- kryeministrin Haradinaj, asokohe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani kandidat për deputet nga AAK, Ahmet Isufi, thirri konferencë për media për ta konfirmuar edhe dorëheqjen e tij nga ky post, si solidarizim me Kryeministrin Haradinaj, InfoSot sjell pamje prej asaj kohe.

Isufi, ende pa u marrë vendimi nga Gjykata e Hagës ku Haradinaj u shpall i pafajshëm nga kjo akuzë, ishte I bindur në pafajësinë e kryeministrit Haradinaj.

“Unë këtë akt e bëj si akt personal, moral dhe normalisht këtë dorëheqje ia ofroj kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj.”

Pjesë nga fjalimi i Isufit gjatë konferencës për media, ku konfirmoi dorëheqjen: Sot kam ftuar këtë konferencë për të konfirmuar dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shkak të dorëheqjes që ka bërë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nga ftesa dhe akuza që i  është bërë nga Gjykata e Hagës. Kryeministrin Haradinaj e konsideroj se është i pafajshëm dhe shpresoj se ai do të dalë fitimtar sepse gjithherë ka pasë të drejt dhe, edhe unë e konsideroj këtë të drejtë.

Zoti Isufi vazhdoi angazhimin e tij politik duke qëndruar konsistent në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Video më poshtë është nga konferenca kur Ahmet Isufi dha dorëheqje nga pozita e ministrit, një shembulli i vetëm deri në atë kohë.

Prandaj sot ka ardhë koha që Ahmet Isufi të rikthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ti shërbyer edhe më tutje shtetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.