Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën kompetente në Gjilan, kundër të pandehurve H.SH., A.SH., dhe B.A.

Prokuroria njofton se i pandehuri H.SH., në muajin gusht 2018, në komunën e Kamenicës, për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që gjatë rrahjes, me thikë e godet trembëdhjetë (13) herë, në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është transferuar edhe në QKUK, në Prishtinë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë’’, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit A.SH. dhe B.A., në bashkëveprim dhe me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje, duke e goditur të dëmtuarin A.D. dhe të miturin A.D.

Në këtë mënyrë, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’pjesëmarrje në rrahje’’, e paraparë në nenin 190 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale, ndërsa të pandehurit H.SH., t’i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë.

KOMENTE