DYLON

Aktakuzë për vepër penale “Keqpërdorim i Besimit”

Aktakuzë për vepër penale “Keqpërdorim i Besimit”
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.M, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ nga neni 342 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 23 nëntor 2018.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2017 dhe më 16 nëntor 2018, i pandehuri, në cilësi të shitësit ambulant, në një kompani në Gjilan, me dashje dhe me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që duke shfrytëzuar autorizimin e dhënë për përfaqësimin e interesave pasurore të të dëmtuarit S.SH, ka tejkaluar autorizimet dhe paratë e arkëtuara nuk i ka deponuar por i ka përvetësuar për nevojat e tij, duke e dëmtuar të dëmtuarin në vlerë prej 1.973,69 euro.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata, që të pandehurit t’i shqiptohet sanksion penal, i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale.

EkoHigjiena

Gjithashtu, është kërkuar që të njëjtit t’i shqiptohet edhe dënim plotësues, me të cilin do të urdhërohej i pandehuri, që dëmtuarit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.