DYLON

Aktakuzë për shpëlarje të parave

Aktakuzë për shpëlarje të parave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një të pandehuri me inicialet P.K.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura P.K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë e njëmijetetëdhjetë funta britanike (91,080.00 GPB), duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, ku të njëjtat mjete monetare me kërkesë të kësaj Prokurorie janë sekuestruar sipas Urdhëresës së Gjykatës përkatëse.

EkoHigjiena

Me këto veprime e pandehura P.K. ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’ në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.06/L-074) lidhur me nenin 56 (1 dhe 3) të Ligjit Nr.05/L-096“ për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin të Financimit të Terrorizmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.