DYLON

Aktakuzë për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandimi me migrant dhe mbajtja në pronësi të armëve

Aktakuzë për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandimi me migrant dhe mbajtja në pronësi të armëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetë (8) të pandehurve me inicialet F.K., F.K., T.B., S.M., S.M., H.M., B.H dhe I.K.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi ‘’Kontrabandimi me migrant’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.