DYLON

Aktakuzë për ndotje, degradim ose shkatërrim të mjedisit

Aktakuzë për ndotje, degradim ose shkatërrim të mjedisit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve RR.V. dhe L.LL., për shkak të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’ nga neni 347 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, që nga fillimi i vitit 2014, deri në muajin nëntor 2018, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Novobërdë, të pandehurit si persona zyrtarë dhe në kundërshtim me ligjin, kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës.

Të njëjtit, duke u koordinuar mes vete dhe pa leje nga organet kompetente, si dhe duke angazhuar edhe personel tjetër nga QKMF-ja, kanë bërë asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe barnave të llojeve të ndryshme me afat të skaduar, duke i djegur, me ç’rast si pasojë e kësaj është shkaktuar rrezik i madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.

EkoHigjiena

Prokuroria, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i gjykojë sipas ligjit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.