DYLON

Aktakuzë për mashtrim

Aktakuzë për mashtrim
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.R., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2017/2018, i pandehuri I.R., duke ushtruar funksionin e avokatit, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar të dëmtuarën M.B., në atë mënyrë që duke i fsheh faktet, e ka vënë në lajthim, se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se do ta përfundojë procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, për një rast që e kishte pasur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej, me ç’rast për këtë si kundërshpërblim nga e dëmtuara kishte marrë 10,000 euro.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale, si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – Ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.