DYLON

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kontrabandë me mallra

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kontrabandë me mallra
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., më 05 Tetor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat e sipërshënuara penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.