Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik ‘’NTP Blina’’, ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që arrin marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit të lartcekur që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna e Kllokotit.

Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro.

Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka kryer veprën e sipërshënuar penale. /2LONLINE.com/

KOMENTE