DYLON

Aktakuzë ndaj të pandehurit që në vazhdimësi rrahu të dashurën e tij

Aktakuzë ndaj të pandehurit që në vazhdimësi rrahu të dashurën e tij
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.Z. (1994), i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 25 janar 2019, pasi që në vazhdimësi kishte rrahur të dashurën e tij.

Sipas aktakuzës, më 24 janar 2019, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i pandehuri L.Z., me veprimet e tij, me dashje dhe në vazhdimësi, ka përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj të dashurës së tij, të dëmtuarës A.I., ashtu që pasi me veturën e tij arrijnë në dalje të fshatit, i njëjti me një shufër metalike e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, më 25 janar 2019, duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës, i pandehuri përsëri përdorë dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, ku pasi arrijnë në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të largohet nga i pandehuri, me ç’rast edhe e paraqet rastin në polici dhe për shkak të lëndimeve të marra detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në QKUK, në Prishtinë, e më pas edhe në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 2 dhe 1 pika 1.4 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.