DYLON

Aktakuzë ndaj të pandehurit D.H, për dhunë në familje

Aktakuzë ndaj të pandehurit D.H, për dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.H., për shkak të dhunës në familje.

Prokuroria njofton se i pandehuri, nga muaji qershor e deri në muajin shtator të këtij viti, në komunën e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të të dëmtuarave – bashkëshortes së tij A.S. dhe nënës së saj të paralizuar F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, në vazhdimësi i keqtrajton fizikisht, me ç’rast të dëmtuarës F.S., si pasojë e goditjeve i shkakton lëndime trupore. Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, i pandehuri me qëllim të frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë, të dëmtuarat i kanos seriozisht me fjalë se nëse e raportojnë rastin, do t’i privojë nga jeta, me ç’ rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Kanosje’’, nga neni 185 paragrafi 3 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Po ashtu, i njëjti edhe në Gjykatën Themelore në Gjilan, gjatë mbajtjes së seancës për shqyrtimin e urdhrit mbrojtës, e kanos me fjalë të dëmtuarën A.S., te e cila ka shkaktuar frikë të jashtëzakonshme. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

Në aktakuzë është propozuar që Gjykata kompetente në Gjilan, t’ia vazhdojë masën e paraburgimit të pandehurit, pasi që ende ekziston rreziku real i ndikimit te të dëmtuarat dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Në fund Prokuroria, ka propozuar që Gjykata Themelore në Gjilan, pas vlerësimit të provave, të pandehurin të e shpallë fajtor për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprave penale dhe me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit, bëri të ditur, Liridona Xheladini, zyrtare për Informim pran Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.