DYLON

Aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale të krimit të organizuar

Aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale të krimit të organizuar
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”, për kryerjen  e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara dhe se gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të  përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.